Aplikacion
Një aksident rrugor me përfshirjen e tre automjeteve është regjistruar pasditen e sotme në aksin Lushnjë–Fier, duke shkaktuar radhë të gjata trafiku dhe vështirësi në qarkullim.
Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë dy automjete të tipit “Audi” dhe një mjet “Benz Mercedes”. Si pasojë e goditjes, automjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për dokumentimin e rrethanave të aksidentit dhe rikthimin e trafikut në normalitet.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale./ Zoom.al


