Aplikacion
Një aksident rrugor është shënuar pasditen e kësaj të marte pranë tunelit të Skërficës, në aksin Gjirokastër–Delvinë, ku një mjet i tonazhit të rëndë është përmbysur në mes të rrugës.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë ndotja e asfaltit me naftë, e cila ka krijuar rrëshqitje dhe ka bërë që drejtuesi i maunës të humbasë kontrollin e mjetit.
Shoferi ka reaguar në kohë, duke shmangur përplasjen me automjetet që lëviznin përpara tij.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar rëndë, ndërsa dëmet janë kryesisht materiale. Në zonë kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ekipet përkatëse për normalizimin e qarkullimit dhe pastrimin e rrugës, ndërsa po hetohen rrethanat e ngjarjes./ Zoom.al