Aplikacion
Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua sot në Durrës, në rrugën “Ksanthipi Syko”.
Policia raporton se një 21-vjeçar ka përplas një grua me inicialet V. A., e cila po kalonte në rrugë në momentin e aksidentit.
I riu e aksidentoi këmbësoren teksa me ecte mbrapsht me makinë.
Për pasojë, ajo mori plagë të rënda në trup dhe ndodhet në spital në Durrës, ku po lufton për jetën.
Ndërsa 21-vjeçari që shkaktoi aksidentin u arrestua nga policia./ Zoom.al






