Aplikacion
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur pak ditë më parë në aksin Levan–Tepelenë, ku një 16-vjeçar, Oktavio Merdanaj, humbi jetën.
Sipas informacioneve, i mituri ndodhej me vëllain e tij në një berberhane në Cakran. Pak para se të ulej për t’u qethur, Oktavio i kërkoi vëllait të merrte makinën që të të shkonte të blinte një paketë cigare, pasi kishin mbaruar.
Ai u nis drejt një dyqani në zonën e Buzmadhit, pranë autostradës Levan–Tepelenë, pasi dyqanet e tjera ishin të mbyllura.
Raportohet se në momentin e aksidentit në autostradë qarkullonin dy automjete në sensin Tepelenë–Levan. Pasi 16-vjeçari kaloi mjetin e parë, ai hyri në autostradë me shpejtësi rreth 40 km/h dhe nuk arriti të shmangë përplasjen me një automjet tjetër të drejtuar nga 30-vjeçari Syrja Begaj.
Si pasojë e përplasjes, Oktavio humbi jetën menjëherë, ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër është arrestuar dhe po i nënshtrohet veprimeve proceduriale nga policia./ Zoom.al