zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë/ Ndërron jetë një 16- vjeçar

Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë/ Ndërron jetë një 16- vjeçar

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Cakranit”.

Rreth orës 19:00, dy automjete, një “Benz” dhe një “Peugeot”, janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën një i mitur rreth 16 vjeç, i identifikuar me inicialet O. M., i cili ndërroi jetë gjatë transportit për në spital.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se automjeti i drejtuar nga i mituri i ka prerë rrugën automjetit tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi S. B., 30 vjeç, dhe po udhëtonte nga Poçemi në drejtim të Levanit.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik./ Zoom.al

Postime të lidhura