Aplikacion
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Arbrit, në zonën e njohur si “Ura e Vocit”.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të një personi.
Ngjarja është vënë re nga drejtues të tjerë mjetesh që po qarkullonin në këtë aks rrugor, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./ Zoom.al


