Aplikacion
Një aksident zinxhir është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë–Durrës, ku gjashtë automjete janë përplasur radhazi me njëra-tjetrën.
Ngjarja ka ndodhur në një segment të autostradës me qarkullim të dendur, duke krijuar vështirësi të përkohshme në lëvizjen e mjeteve.
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë fluksi i lartë i trafikut, si edhe mosrespektimi i distancës së sigurisë mes automjeteve. Drejtuesit nuk kanë arritur të frenojnë në kohë, çka ka sjellë përplasjen zinxhir.
Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona në rrezik për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të kryer verifikimet e nevojshme, ndërsa trafiku është rikthyer gradualisht në normalitet./ Zoom.al