zoom

Aktualitet

Aksident në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje kritike

Aksident në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje kritike

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë–Maliq, afër fshatit Sovjan.

Sipas informacionit paraprak, një automjet ka goditur një person që po lëvizte me biçikletë.

I plagosuri, një 65-vjeçar, është dërguar menjëherë në spital, dhe raportohet se gjendja e tij shëndetësore është kritike.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Shoferi që shkaktoi aksidentin është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje./ Zoom.al

Postime të lidhura