Aplikacion
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasdite në një gurore në Borsh, ku një gur i madh ka rënë mbi një makinë skrepi.
Drejtuesi i skrepit, 43-vjeçari Adnan Hysi, ka mbetur i bllokuar nën gur dhe ka pësuar lëndime serioze. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ai është transportuar menjëherë me helikopter drejt Tiranës, ku do të marrë trajtim mjekësor të specializuar.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se Hysi ka pësuar fraktura në gjymtyrët e poshtme dhe ndodhet në kujdes intensiv. Policia dhe ekipet e emergjencës kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit për të siguruar zonën dhe për të ndihmuar në shpëtimin e punëtorit.



