zoom

Aktualitet

PAMJET/ Aksident në Fier, makina “fluturon” në kanal

PAMJET/ Aksident në Fier, makina “fluturon” në kanal

Një aksident automobilistik është shënuar pasditen e sotme në zonën e njohur si “Kthesa e Vajkanit”, në qytetin e Fierit. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e një pasagjereje.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz” dhe një “Fiat Panda”.

Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që mjeti tip “Benz” të dalë nga rruga dhe të përfundojë në kanal, ndërsa automjeti tjetër ka pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale.

Pasagjerja e plagosur është dërguar në spital, ku mori ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit./ Zoom.al

Postime të lidhura