Aplikacion
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në fshatin Rrëmbec të Bashkisë Maliq, ku dy persona kanë mbetur të lënduar.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet i tipit “Skoda” ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me një pemë në anë të saj. Si pasojë, dy personat që ndodheshin në mjet kanë pësuar dëmtime.
Të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit./ Zoom.al


