zoom

Aktualitet

EMRI/ Përplaset për vdekje një person në Shkodër

EMRI/ Përplaset për vdekje një person në Shkodër

Një aksidemt i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin “Velipojë–Shkodër”.

Një automjet u përplas me një biçiklet dhe për pasojë një person humbi jetën.

Sipas të dhënave zyrtare, një drejtues automjeti 74-vjeçar, banues në Shirq dhe i identifikuar me inicialet B. P., dyshohet se ka përplasur një 67-vjeçar, Fatmir Kraja, i cili po lëvizte me biçikletë.

Pas aksidentit, i dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur t’u mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.

Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa vijojnë veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./ Zoom.al

Postime të lidhura