zoom

Aktualitet

Aksident në Tiranë, makina kalon me të kuqe dhe përplas mjetin tjetër

Aksident në Tiranë, makina kalon me të kuqe dhe përplas mjetin tjetër

Një aksident rrugor është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e ish-sheshit Shqiponja, në Tiranë, ku dy automjete janë përplasur në një kryqëzim të frekuentuar.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se njëri prej mjeteve ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, duke kaluar kryqëzimin në semafor të kuq, çka ka sjellë përplasjen me automjetin tjetër.

Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa mjetet kanë pësuar vetëm dëme materiale./ Zoom.al

Postime të lidhura