Aplikacion
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në unazën e qytetit të Lushnjes.
Një motoçikletë është përplasur me një automjet që po dilte nga ambientet e një biznesi, duke shkaktuar një përplasje shumë të fortë.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës, Marjus Doksani, rreth të 30-ave, ka mbetur rëndë i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur policia e qarkullimit rrugor dhe patrullat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe normalizimin e qarkullimit.

