Aplikacion
Martin Dulaj, 25 vjeç, Klejdi Myftari, 24 vjeç dhe Anxhelo Ruçi, 27 vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident rrugor të ndodhur në orët e para të 1 janarit në aksin Gjirokastër-Tepelenë, duke u bërë viktimat e para të vitit 2026.
Dy prej tyre, Klejdi Myftari dhe Anxhelo Ruçi, udhëtonin me një automjet tip “Volkswagen” dhe kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga përplasja.


Ndërkohë, Martin Dulaj ndodhej në automjetin tjetër tip “Mercedes-Benz”. Edhe ai humbi jetën në vendngjarje.

Në të njëjtin mjet me Martin Dulajn udhëtonte edhe e fejuara e tij, Arsida Demiri, 19 vjeçe, e cila u transportua fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Anxhelo Ruçi ishte djali i drejtuesit të policisë, Rami Ruçi, si dhe nip i ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçit. Ndërsa Klejdi Myftari njihej si instrumentist muzikor./ Zoom.al
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës