Aplikacion
Aktori i “Portokallisë”, Deivis Myslymi, ka reaguar me një mesazh prekës pas aksidentit të rëndë rrugor që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Gjirokastër–Tepelenë, ku humbën jetën tre të rinj.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në vendin e quajtur Bypass, ku dy automjete, një “Volkswagen” dhe një “Mercedes”, u përplasën kokë më kokë. Si pasojë e përplasjes fatale, humbën jetën Klejdi Myftari, 24 vjeç, dhe Anxhelo Ruçi, 28 vjeç, të cilët udhëtonin me automjetin tip “Volkswagen”.
Ndërkohë, në mjetin “Mercedes” udhëtonin Martin Dulaj, 26 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje, si dhe Arsida Demiri, 20 vjeçe, e cila është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Burime mjekësore bëjnë me dije se e reja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, por me parametra jetësorë të qëndrueshëm.
Lidhur me këtë tragjedi ka reaguar aktori Deivis Myslymi, i cili në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi me dy nga viktimat, të cilët i kishte miq të afërt. Krahas fotos, ai ka ndarë edhe një mesazh emocional.
“Çfarë të shkruar?! Çfarë të them për ju?! Pse m’i more, o Zot?! Një ‘pse’ që nuk merr përgjigje… Ti e di, o Zot, pse. Të lutem, m’i ruaj atje lart. Nuk do t’ju harroj kurrë, o vëllezër”, shkruan aktori në reagimin e tij.

Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës