Aplikacion
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë–Shkodër, në afërsi të fshatit Gocaj, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes së fortë, dy persona kanë humbur jetën në vendngjarje. Për shkak të dëmtimeve të rënda të automjeteve, ka qenë e nevojshme ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e trupave nga mjeti.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë, pasagjerë në mjeyin tjetër. Sipas policisë, bëhet fjalë për bashkëshorten e shoferit dhe dy fëmijët e mitur, 6 dhe 2 vjeç.
Ata janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./ Zoom.al