Aplikacion
Petrit dhe Elona Florini, burrë e grua që humbën jetën në aksident mëngjesin e sotëm në Lezhë, ishin familjarë të kryebashkiakut Pjerin Ndreu.
Ai ka reaguar në rrjetet sociale, ku shkruan se Petrit Florini ishte kushëriri i tij.
“Petrit Florini, djali i tezes time me bashkëshorten Elona Florini, sot humbën jetën tragjikisht në një aksident në Lezhë! Një ngjarje tronditëse për të gjithë ne!😢😢😢 U prehshi në paqe Petrit dhe Elona!🙏”, shkruan Pjerin Ndreu.
Petrit Florini ishte polic në Pukë, ndërsa bashkëshortja e tij mësuese./ Zoom.al



