zoom

Aktualitet

VIDEO/ Aksident në Lushnjë, dy të plagosur

VIDEO/ Aksident në Lushnjë, dy të plagosur

Një aksident rrugor është shënuar në hyrjen jugore të qytetit të Lushnjës, ku si pasojë e përplasjes janë plagosur dy persona. Në ngjarje janë përfshirë një automjet tip “Benz” dhe një mjet bujqësor.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja dyshohet se ka ardhur për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe ekipet e urgjencës, të cilat kanë transportuar drejt spitalit drejtuesit e të dy mjeteve.

Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohen nga mjekët, ndërsa policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit./ Zoom.al

Postime të lidhura