zoom

Aktualitet

Përplasen makinat në aksin Bulqizë-Maqellarë, dy persona dërgohen me urgjencë te Trauma

Përplasen makinat në aksin Bulqizë-Maqellarë, dy persona dërgohen me urgjencë te Trauma

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së martës në aksin Bulqizë–Maqellarë, në segmentin e njohur si “Kthesa e Krajkës”. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke sjellë si pasojë plagosjen e dy personave.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga lagështia në rrugë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë vendin gjatë ditës së sotme. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ Zoom.al

Postime të lidhura