zoom

Aktualitet

Aksident në aksin Peqin-Rrogozhinë, 3 të plagosur

Aksident në aksin Peqin-Rrogozhinë, 3 të plagosur

Një aksident rrugor është shënuar paraditen e sotme, rreth orës 10:30, në rrugën kombëtare Peqin–Rrogozhinë, konkretisht në fshatin Karinë të Peqinit.

Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Si pasojë e përplasjes, të paktën tre persona kanë mbetur të lënduar. Ata janë transportuar me urgjencë nga autoambulancat drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë aksident./ Zoom.al

Postime të lidhura