zoom

In Zoom

Teknikët në qeveri, kundër planit të biznesmenit arab për Portin e Durrësit

Kryeministri Edi Rama zgjodhi të udhëtojë për në Dubai në mesin e krizës më të rëndë të çmimeve që ka kaluar vendi ndonjëherë, duke shtuar edhe më shumë pyetjet në Shqipëri, nëse i duhet vendit një kryeministër i tillë, që të gjitha problemet u kërkon qytetarëve t’i përballojnë vetë.

Ai mori me vete gati gjysmën e kabinetit të tij, ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku, Delina Ibrahimajn e Financave, ministren e Jashtme Olta Xhaçka, Blendi Çuçin, Elva Margaritin, Endri Fugën, shumë këshilltarë të tjerë dhe një ansambël këngësh e vallesh.

Qëllimi i vizitës, në një kohë të pazakontë dhe të papërshtatshme si kjo, sipas kryeministrit ishte thithja e investimeve nga panairi “Expo Dubai 2020”.

“Për këdo që do të vizitojë pavijonin tonë modest, të gjithë ata që do të dëgjojnë e po dëgjojnë fjalët e mia, dua t’ju them ejani në Shqipëri, vizitojeni Shqipërinë dhe mund t’ju garantoj që kurrë nuk do të pendoheni, por në të kundërt, do të doni thjesht të ktheheni sërish”, deklaroi ai në fjalën e tij në panair.

Edi Rama Expo Dubai 2020

Mes atyre që po e dëgjonin ishte dhe Mohammed Alabbar, investitori që qëndron pas projektit të Portit të Durrësit. Kryeministri u kujdes ta përmendte atë me emër bashkë me investimin e premtuar për portin.

Alabbar dhe porti, siç mëson Zoom.al, janë arsyet e vërteta të udhëtimit të Ramës dhe oborrit të tij qeveritar në luksin e mbretërisë së Emirateve të Bashkuara Arabe dhe jo investimet apo falenderimet për ndihmën për rindërtimin. Pasi, në 36 udhëtime të bëra deri tani, ai nuk ka mundur të sigurojë qoftë edhe 1 USD të vetëm të investuar.

Burime të besuara në qeveri i thanë Zoom.al se kryeministri Rama nuk po mbyll dot kontratën me biznesmenin arab për Portin e Durrësit, pasi arabi nuk dëshiron që të bëjë portin turistik, por të fusë shtetin aksioner për t’i marrë tokën e portit falas për të ndërtuar pallate.

Mohammed Alabbar

Mohammed Alabbar

Zoom.al mëson se kjo ky variant i biznesmenit arab dhe Ramës po has në kundërshti nga teknikët në qeverinë Rama dhe se kjo është edhe arsyeja përse ai ka marrë me vete thuajse gjysmën e kabinetit, që t’i bindë të firmosin, duke i vënë ballë përballë me arabin, pse jo në donjë restorant luksoz si ai i Nusretit.

Biznesmeni arab, që fillimisht u maskua nën emrin e kompanisë EMAAR, erdhi në Shqipëri me një kompani offshore të quajtur “Symphony Real Estate Development”. Por në pak muaj edhe aksionet e kësaj kompanie u shiten tek një kompani tjetër guackë. Ministria e Infrastrukturës u detyrua të pranonte në një përgjigje për Zoom.al se EMAAR nuk ishte pjesë e projektit dhe se Muhammed Alabbar vinte me një kompani tjetër të krijuar në ishujt offshore.

Projekti i portit te Durresit

Projekti i portit te Durresit

Në tokën e shtetit, me një sipërafqe prej 80 mijë metra katrorësh, Alabbar synon që të ndërtojë 12 mijë njësi rezidenciale dhe 5 hotele me 850 dhoma, në më shumë se 80 mijë metër katrorë tokë shtetërore. Ai synon ta marrë atë falas, duke futur shtetin me si pronar përqindje. Vlera e kësaj toke në treg përllogaritet nga 1.6 në 1.8 milionë euro.

Që nga muaji prill kur projekti u prezantua në fushatë elektorale, kompani që e fitoi atë pa asnjë garë, ka hapur vetëm një zyrë shitjesh dhe asgjë më shumë. Në këtë mënyrë ajo po e tregon edhe më qartë se qëllimi i saj është ndërtimi dhe shitja e apartamenteve dhe se porti i Jahteve shërben vetëm si mënyrë për të marrë tokën për ndërtim.

Zyra e shitjeve, Porti i Durresit

Zyra e shitjeve, Porti i Durresit

Por ky plan nuk po gjen mbështetjen e disa prej pjesëtarëve të kabinetit qeveritar. Të gjithë ministrat që Rama ka marrë me vete në Dubai janë të përfshirë ligjërisht në kontratën e portit dhe duhet të japin dakordësinë me firmën e tyre përmes shkresave zyrtare.

Por fakti që është parlajmëruar se kontrata do të denoncohet në SPAK, i ka vënë përballë përgjegjësisë ligjore. Arrestimi i Lefter Kokës, i ka stepur që të ndërmarrin akte në shkelje të ligjit, vetëm e vetëm se ashtu ua kërkon shefi me ngulm.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, që ka peshën kryesore në këtë projekt, nuk arriti të gjente një përgjigje në një interpelancë në parlament, se përse u hartua një ligj i posaçëm për të shmangur konkurrencën.

Ajo nuk sqaroni nëse do të ndërtohet fillimisht porti i Jahteve apo pallatet, që lakmohen nga “investitori” i gjetur nga Rama, dy çështje këto që duket se i kanë bërë ministrat të refektojnë për përgjegjësinë ligjore me të cilën ngarkohen, nëse firmosin mbi planin djallëzor të arabit për ta futur shtetin aksioner, për të marrë tokën pa paguar asnjë dollar. /Zoom.al