zoom

Slider

Tallja e Bordit me shqiptarët, sot nafta duhet shitej me 188 lekë

Tallja e Bordit me shqiptarët, sot nafta duhet shitej me 188 lekë

Lajmi për armëpushimin mes SHBA-së dhe Iranit solli menjëherë një reagim pozitiv në bursat ndërkombëtare ku nafta ra me ritme rekord prej 16%. 

Nafta Brent (Standardi Ndërkombëtar), ra me rreth $15.54, duke u tregtuar në afërsisht $93.73 për fuçi.

Nafta WTI (Standardi Amerikan), pësoi një rënie prej $18.43, duke zbritur në rreth $94.52 për fuçi.

Por në Shqipëri, tërmeti i bursave u shndërrua si gjithnjë në një lëvizje të papërfillshme. Bordi i Transparencës u mblodh sot dhe vendosi që çmimi të ulej me vetëm 4 lekë. 

Por nëse Shqipëria do të ndiqte ritmin e bursës së Londrës dhe Neë York-ut, sot çmimi i naftës nuk duhet të ishte 220 lekë, por duhet të zbriste në kufirin e 188 lekëve.

Tregu                  Ulja në %   Ulja në lekë         Çmimi Final

Bursa                   -16%          -36 lekë        188 lekë

Bordi                   -1.7%          -4 lekë                 220 lekë

Diferenca është me 32 lekë, të cilat sot vazhdojnë të merren padrejtësisht nga xhepat e shqiptarëve. Ndërsa bota reflekton menjëherë stabilitetin e Ngushticës së Hormuzit, Bordi shqiptar mbron fitimet e kompanive me argumentin e stoqeve të vjetra, një argument që nuk përdoret kurrë kur bursa rritet qoftë edhe me 1% dhe çmimi në pikat tona të karburantit fluturon brenda natës.

Vendimi për ta lënë naftën fiks te 220 lekët ngre dyshime të forta. Sipas rregullave të fundit, në këtë nivel qeveria është e detyruar të ulë akcizën me 20%. Duke e mbajtur çmimin të lartë, Bordi duket se po bën gjithçka që arkës së shtetit të mos i mungojë asnjë qindarkë, duke sakrifikuar konsumatorin.

Kjo ulje prej 4 lekësh është tallje me shqiptarët, të cilët vazhdojnë të paguajnë, ndërsa 14 përqindëshi që i mungon uljes së çmimit shkon tek tregtarët dhe shteti. /Zoom.al

Postime të lidhura