Aplikacion
Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur sot në Kuvend shqetësimin për rritjen e çmimit të hidrokarbureve në vend, duke deklaruar se Shqipëria renditet ndër vendet me çmimin neto më të lartë të naftës në rajon.
Gjatë fjalës së tij, Braçe theksoi se problemi nuk qëndron vetëm te çmimi final, por te vetë mënyra se si funksionon tregu i karburanteve në Shqipëri, të cilin ai e konsideroi të deformuar dhe të ekspozuar ndaj sjelljeve monopoliste.
Sipas tij, Bordi i Transparencës nuk duhet të perceptohet si një strukturë që cakton çmimet, por si një mekanizëm që duhet të sigurojë transparencë të plotë mbi mënyrën e formimit të çmimit të naftës në treg.
Ai theksoi se është e domosdoshme “shembja e modelit aktual të tregut të hidrokarbureve”, të cilin e konsideron të padrejtë dhe që favorizon fitime të larta për disa operatorë.
“Ne kemi çmimin neto të hidrokarbureve më të lartë në rajon, flas pa taksa fare. E gjitha të çon që ta fokusosh vëmendjen në një element kyç që është modeli i tregut. Bordi i transparencë është keqkuptuar si bordi që cakton çmimet, ai Bord duhet të bëjë transparencë që të gjithë të jemi të qartë ku e kemi problemin. Mbi të gjitha ajo që më bëri përshtypje ishin tonet kërcënuese të një shoqate që funksionon në treg si kartel për , tone kërcënuese për të ndërprerë furnizimet, këto kërcënojnë sigurinë kombëtare dhe natyrisht duam të marrim përgjigje duke e shembur modelin e tregut të hidrokarbureve që garanton fitime me arrogancë dhe kërcënime nga operatorët në këtë treg”, tha Braçe./ Zoom.al
Spanja i rremben titujt Lionel Messi-t, Rodri shpallet lojtari i turneut në Kupën e Botës