zoom

Lajme

”S’kam marrë leje askund”- Kandidatura për Bashkinë Tiranë, Erion Braçe: S’dua të vijë fundi i PS

”S’kam marrë leje askund”- Kandidatura për Bashkinë Tiranë, Erion Braçe: S’dua të vijë fundi i PS

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka komentuar deklaratën e tij për kandidimin në Bashkinë e Tiranës, duke theksuar se vendimi i tij lidhet me nevojën për ndryshim në mënyrën e funksionimit të partisë.

I ftuar në “Top Story”, Braçe u shpreh kritik ndaj mënyrës së vendimmarrjes në PS, duke theksuar se partia nuk mund të funksionojë përmes njoftimeve të njëanshme.

“Se në rast se vazhdon kështu në mur mund të vijë dhe një njoftim tjetër, që mund të jetë më i rëndi për PS, që tregon fundin. Nëse partia shkon në këtë trajektore njoftimesh patjetër që vjen në këtë pikë. Unë nuk e dua këtë”, u shpreh ai.

Braçe theksoi se nuk ka marrë leje për qëndrimet e tij dhe se ato janë të bazuara në bindje të qarta ideologjike dhe sociale.

“Po e dëgjoj, ka marrë leje apo jo? Jo nuk kam marrë leje askund. Kanë qenë qëndrime shumë të qarta ideologjike. Aspekti social ka qenë po kaq i rëndësishëm që duhet të ketë vija ndarëse”, tha ai.

Ai shtoi se nuk e pëlqen etiketimin si “senator i PS-së”, duke theksuar se është thjesht një deputet i zgjedhur prej vitesh dhe jo i emëruar.

Braçe nënvizoi se diskutimet për këto çështje kanë nisur brenda strukturave të partisë, konkretisht në Asamblenë e njësisë 5 në Tiranë, ku sipas tij anëtarët kanë shprehur shqetësimet e tyre.

Në fund, Braçe paralajmëroi për mënyrën se si po funksionon partia, duke theksuar se një qasje e tillë mund të ketë pasoja të rënda:

“Se në rast se vazhdon kështu në mur mund të vijë dhe një njoftim tjetër, që mund të jetë më i rëndi për PS, që tregon fundin. Nëse partia shkon në këtë trajektore njoftimesh patjetër që vjen në këtë pikë. Unë nuk e dua këtë. Partia nuk mund të kthehet në një mur ku ngjiten kohë pas kohe njoftime: njoftime për kryetar partie, njoftime për drejtues politik, të deleguar, njoftime për kryetar bashkie. Jo, partia nuk mund të funksionojë me njoftime që ngjiten në mur.”

Postime të lidhura