Aplikacion
Pas vendimit të Bordit të Transparencës për uljen e çmimit të naftës me 4 lekë për litër, duke e çuar atë në 220 lekë, deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Erion Braçe, ka reaguar duke e konsideruar këtë zhvillim si të pritshëm, në reflektim të situatës së fundit në Lindjen e Mesme.
Sipas tij, ndikimi i armëpushimit dhe angazhimet për rihapjen e Ngushtica e Hormuzit kanë sjellë lehtësim në tregjet e energjisë, çka është reflektuar edhe në Shqipëri.
Megjithatë, Braçe ka ngritur shqetësimin për mungesën e masave konkrete për të nxitur kursimin. Ai vuri në dukje se, pavarësisht rritjes së çmimeve të karburantit, në Tiranë vihet re një rritje e trafikut dhe përdorimit të automjeteve.
Deputeti sugjeron se qeveria duhej të kishte ndërhyrë më gjerësisht, përmes politikave që lehtësojnë qytetarët, si reduktimi i ditëve të punës, puna nga shtëpia apo subvencionimi i transportit publik.
Në reagimin e tij, ai kritikoi faktin që ndërhyrjet janë kufizuar vetëm te bordi dhe ulja e akcizës me 20%, duke theksuar se mungon një strategji e qartë për të reduktuar konsumin dhe për të përballuar kostot e larta.
Reagimi i plotë:
BORDI ULI CMIMIN TANI;
NAFTA DO KUSHTOJ 220LEKE PER LITER!
Natyrisht reflekton ARMEPUSHIMIN NE LINDJEN E MESME dhe ANGAZHIMIN E IRANIT PER TE HAPUR NGUSHTICEN E HORMUZIT!
Nderkohe me kane bere pershtypje dy gjera;
E para, po si ka mundesi qe keto dite me CMIME TE LARTA NAFTE, ka me shume levizje dhe me shume trafik??!!
Na mungon shume nje ndjenje kursimi qe mban larg konsumin tone te perditshem nga CMIMET E KARBURANTEVE dhe pranojme te paguajme shtrenjte!!
E dyta, me dhemb fakti qe ne-MAXHORANCA patem thjeshte vetem dy masa ne kete situate-Bordin dhe Reduktimin me 20% te AKCIZES;
Asnje mase per te nxitur kursimin-me pak dite pune ne jave (u kujdes Zoti per kete me Bajram, Pashke Katolike e kete jave Ortodokse), pune nga shtepia, transport publik te subvencionuar;
Po e le menjane kerkesen per tu marre me tregun-konkurrencen ne te dhe evazionin fiskal te rende!
Kam disa video ketu qe mi kane cuar qytetare te ndryshem e ku degjohen shitesit ne pompe:
A E DO FATUREN?!
Po mire cdomethene kjo? Per cdo shitje me pyetjen A E DO FATUREN dhe pa FATURE, ku raportohet, si tatohet ëëë?!
NUK DI! E kam per shtetin kete se me Luixhin kemi mbaruar pune-deshira e tij per naften 500 leke litri nuk u plotesua!!/ Zoom.al