Aplikacion
Deputeti i PD, Eno Bozdo teksa propozoi këtë të enjte, më 9 prill, projektligjin për uljen e taksave për naftën, deklaroi se Shqipëria nuk i ka rezervat e sigurisë së naftës.
Deputeti demokrat shtoi se shqiptarët e paguajnë dy herë taksën e qarkullimit.
“E vërteta e madhe ndërsa flasim në kulmin e krizës, është se Shqipëria nuk zotëron asnjë gram të rezervës së naftës, dhe pse legjislacioni shqiptar e ka të detyrueshme atë.
Por qeveria nuk e ka vënë ujin në zjarr. Lutemi që kriza të mos thellohet më tej. Dhe të mos marrim asnjë urdhër për lirimin e rezerave të naftës. Jemi lakuriq para një krize ku vendet e tjera i kanë këto mekanizma. Projektligji hapi derën për ndërhyrje të menjëhershme për krizën energjetike.
Ajo taksa e qarkullimit shqiptarët e paguajnë dy herë. Ose ndryshme taksa e karbonit, duke sjellë çmimin shumë të shtrenjtë. Nëse i eliminojmë këto taksa, mund të konkurrojmë me rajonin. Kosova e Maqedonia, vende pa det e tregtojnë naftën më lirë se Shqipëria. Një tjetër mekanizëm i projektligjit është ajo që i jep mundësi Shqipërisë për akzicën e lëvizshme. Qeveria të mos pasurohet kur rritet çmimi i karburanteve”, tha Bozdo.