zoom

Lajme

Braçe kritika për takimet e Ramës në njësinë 5: Po shkulni deputetin nga zona, unë nuk jam kundër Ogertës

Braçe kritika për takimet e Ramës në njësinë 5: Po shkulni deputetin nga zona, unë nuk jam kundër Ogertës

Deputeti i PS, Erion Braçe ka reaguar publikisht pas takimeve të zhvilluara në Njësinë Nr. 5 në Tiranë nga kryeministri Edi Rama, duke shprehur pakënaqësi për mënyrën se si është menaxhuar përfshirja e përfaqësuesve të zonës.

Në një mesazh të gjatë të ndarë në rrjetet sociale, Braçe shprehet se mungesa e tij në këto takime nuk është një çështje personale, por një problem më i gjerë që lidhet me rolin real të deputetit në terren. Sipas tij, praktika e zhvendosjes së deputetëve nga zonat ku ata kanë ndërtuar lidhje të qëndrueshme me komunitetin nuk i shërben qytetarëve.

Ai thekson se puna e një deputeti nuk mund të trajtohet si një detyrë e përkohshme apo formale, por si një angazhim i vazhdueshëm që ndërtohet me vite komunikimi dhe besimi me banorët e zonës. Në këtë kuadër, Braçe argumenton se ndërhyrjet që dobësojnë këtë raport ndikojnë negativisht në përfaqësimin real të qytetarëve.

Deputeti socialist shton gjithashtu se nuk ka asnjë qëndrim kundër koleges së tij Ogerta Manastirliu, por thekson se synimi i tij është të sjellë një qasje tjetër në mënyrën se si organizohet puna politike në terren dhe në administrimin e marrëdhënieve me komunitetin.

Reagimi i plotë:

#TiranaEmadhe nisur nga #5sa Java e mirë e #Pashkës dhe hudhra që nuk duhet! Ishte realisht një javë e mirë; mbyllet sot dhe dua t’i them disa fjalë: Shumë faleminderit edhe një herë për gjithë mesazhet, telefonatat – përkrahjen, mbështetjen, vlerësimet, gatishmërinë për të punuar bashkë;
Shumë faleminderit posaçërisht socialistëve të asambleve të PS me të cilët u takova e shtrengova duart këtë javë;

Ju jam shumë mirënjohës! Faleminderit gjithashtu për urimet e ditës së lindjes edhe pse kam kohë që kujtoj ngjarjet e jetuara në një vit më shumë se sa numrat! Urimet për Pashkë i kemi bashkë, e kjo javë, me Bajramin që i parapriu, Pashkën Ortodokse që pason, është përshkrimi prej Zotit i asaj që jemi në një dimension; Kështu që gezuar kujtdo!

Tani hudhra e javës! Një histori e parë që përsëritet e më ndjek nga mbrapa nga Lushnja e Divjaka; një histori deliri dhe e padenjë, tërësisht jo produktive e që kërkon të ndërtojë madhështinë qesharake, gjithnjë duke më ndjekur pas.
Shikoni;

Kjo mania për të shkulur deputetin nga zona – me arsyen se krijon lidhje njerëzore e mezi shkulet pastaj, është gabim; Jo për deputetin, por për njerëzit! Paqëndrueshmëria në marrëdhënie me ta, është mungesë serioziteti dhe dëmton punën. Politika është punë me njerëzit, marrëdhënie besimi që nuk vendoset me orë, as ditë por merr vite! Po flas për deputetët që territorin e kanë punë, as zyrë, as mburrje, as delegim për njerëz pa mandat, pa njohje, pa dije e pa ndikim kund!

Thënë kjo, të zëvendësosh deputetin e votuar nga njerëzit me drejtorokracinë, është e pamend, sado elegant të jetë emri që i vëmë; tërësisht e pamend në raport me qëllimet që ke, veçanërisht kur delegon pushtet partiak tek ta, për të kapërcyer deputetin; veçanërisht kur harron që një arsye pse punëtorë partie demotivohen është drejtorokracia e padurueshme.
Në fund, kjo paranoja “Erionin e kemi kundër”, pasuar me këtë “markimin” që kurrë s’u bë karburanteve – fjala bie, por njerëzve ju bëhet, është qesharake, sinqerisht! Ua thashë edhe në Asamblenë e 5 ses – nuk jam kundër Ogertës; thjesht dua t’i jap PS dhe qytetit që nuk po qeveriset e nuk shërben, një alternativë tjetër; Më thjeshtë se kaq nuk ka!/ Zoom.al

Postime të lidhura