zoom

Lajme

Balla komenton kandidaturën e Braçes për kryebashkiak: Kemi hapur proces analize

Balla komenton kandidaturën e Braçes për kryebashkiak: Kemi hapur proces analize

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla komentoi kandidaturën e Erion Braçes për kryetar bashkie në Tiranë dhe qëndrimet e fundit të Elisa Spiropalit.

I pyetur mbi ambicien e deputetit Erion Braçe për të kandiduar për bashkinë e kryeqytetit, Balla theksoi se procesi është në fazë të hershme dhe se brenda Partisë Socialiste çdo individ ka të drejtë të shprehë aspiratat e tij. Ai shtoi se aktualisht është hapur një proces i gjerë analizash, ndërsa vendimet konkrete do të merren më afër zgjedhjeve.

“Nuk kam dëgjuar kritika, por dua të them që në PS secili ka të drejtën e vetë dhe ndërkohë jo pa qëllim ne kemi hapur proces shumë të gjerë analize. Sa i përket ambicies për kryetar bashkie, do kemi kohë deri në zgjedhje”, tha Balla.

Në të njëjtën kohë, Balla u ndal edhe te mungesa e Elisa Spiropali në seancën parlamentare ku u zhvillua votimi për një çështje që e përfshinte atë. Ai nuk dha detaje të mëtejshme, duke u shprehur se një vendim për këtë situatë ende nuk është marrë dhe do të bëhet publik sapo të jetë gati./ Zoom.al

Postime të lidhura