Aplikacion
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe zyrtari i Partisë Socialiste, Alfred Muharremi ka komentuar kandidaturat e përfolura për Bashkinë e Tiranës.
Për mediat, Muharremi tha se Braçe është një nga figurat më të rëndësishme në PS dhe është e drejta e tij për të aspiruar për Bashkinë e Tiranës.
Por zyrtari socialist theksoi se vendimet merren në Asamblenë e PS-së dhe kandidatja e propozuar për Bashkinë e Tiranës mbetet Ogerta Manastirliu. Kjo e fundit sipas tij, është një figurë e provuar në Partinë Socialiste.
Muharremi: Braçe si deputet i Partisë Socialiste ka një karrierë politike të jashtëzakonshme, ka qenë pothuajse deputet për 30 vite, e njeh mirë jetën parlamentare dhe problematikat e qytetarëve, gjithmonë ka qenë fitues në zonat ku ka qenë i deleguar. Çdo individ politik që aspiron të jetë kryetar bashkie ka të drejtë të kandidojë, por vendimet merret nga organi kolegjial, Asambleja Kombëtare, e zgjedhur nga mijëra delegatë. Sot, kandidatja e propozuar mbetet Ogerta Manastirliu. Manastirliu është një profil i provuar, ka drejtuar Njësinë 9, e ka kthyer në PS fituese në katër mandate, ka udhëhequr ndryshimet në sistemin shëndetësor, ka menaxhuar pandeminë dhe tërmetin, dhe ka mbështetur qytetarët në nevojë. Ky kombinim politik dhe administrativ e bën atë një kandidat të fortë për Bashkinë e Tiranës.
Zoom.al/