zoom

Lajme

Ish-deputeti i PS mbështet Braçen në garën për Bashkinë e Tiranës

Ish-deputeti i PS mbështet Braçen në garën për Bashkinë e Tiranës

Pas deklaroi se do të kandidojë për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, Erion Braçe ka marrë një tjetër sinjal mbështetjeje nga brenda radhëve të socialistëve.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, është shprehur pozitivisht për kandidaturën e Braçes, duke e konsideruar atë një alternativë serioze për drejtimin e kryeqytetit.

Koçi vlerësoi angazhimin publik dhe eksperiencën e Braçes në çështjet urbane dhe politike, duke theksuar se ai është një figurë aktive dhe me profil të konsoliduar në jetën institucionale.

Në një koment mbi garën e mundshme brenda partisë, Koçi u shpreh se kandidatura e Braçes përfaqëson një opsion të fortë, pa mohuar megjithatë edhe emra të tjerë që mund të jenë pjesë e procesit të përzgjedhjes.

“Lëvizjen e Braçes e shoh si një risi pozitive, për shpalljen e kandidaturës dhe garës për Bashkinë e Tiranës. Nuk shoh ambient armiqësor ndaj Braçes.

Ai ka qenë gjithmonë aktiv për çështjet urbane dhe çështje të caktuara. Nuk e dimë a do përzgjidhet a jo. Ndonjëherë lidhet edhe me ambiciet e çështjes. Ndonjëherë mund të jetë i përshtatshëm për kryebashkiak por s’i shkon mendja apo nuk është propozuar”, tha Petro Koçi./ Zoom.al

Postime të lidhura