zoom

Lajme

Petro Koçi sulmon Ballukun: Po përçan socialistët dhe po dëmton historinë e PS-së

Petro Koçi sulmon Ballukun: Po përçan socialistët dhe po dëmton historinë e PS-së

Ish-deputeti socialist Petro Koçi ka reaguar ashpër pas aktivitetit të zhvilluar në Fier për 35-vjetorin e themelimit të Partia Socialiste e Shqipërisë, duke drejtuar kritika të forta ndaj Belinda Balluku.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçi shprehet se organizimi i ceremonisë la jashtë disa prej figurave që kanë kontribuar në themelimin dhe forcimin e Partisë Socialiste ndër vite. Sipas tij, përzgjedhja e të ftuarve u bë në mënyrë selektive, duke krijuar ndasi mes themeluesve dhe kontribuuesve të partisë.

Koçi e akuzon Ballukun se ka ndikuar negativisht në klimën politike dhe organizative brenda PS-së, duke pretenduar se ajo ka nxitur servilizëm, frikë dhe përçarje në strukturat partiake. Ai përdor tone të ashpra ndaj saj, duke e cilësuar si një nga figurat që simbolizon korrupsionin dhe deformimin e vlerave mbi të cilat, sipas tij, u ngrit Partia Socialiste.

Reagimi i plotë:

Bulevardi digjet, korrupsioni krihet. Themeluesja e korrupsionit nuk mund te mos e ushtroje zanatin edhe ne nje ceremoni kremtimi te pervjetorit te themelimit te PS.
Zakonisht ajo mbjell frike dhe servilizem kudo ku e dergojne, ne detyra shteterore apo partiake. Mbreme shfaqi edhe vesin e lig te percarjes se themeluesve te PS. Ca i ftoi, ca i harroi. Servilet dhe frikacaket rreth saj nuk bezane. Performoi haptaz nje sjellje ordinere prej hakmarreseje. Hierarkine e kontributeve te themelimit, modernizimit dhe fuqizimit te PS nuk e hedh dot askush ne koshin e plehrave. Aspak imazhi i nje individi qe frymezon protestat e pernatshme ne bulevardin e Tiranes dhe qe ushqen PD ne e Sali Berishes. Aspak njeriu qe ne zgjedhjet e Majit 25 i solli historise se PS Fier turpin e vjedhjes se votave edhe brenda llojit, e verifikuar nga procesi i rinumerimit, apo skandalin e fallsifikimit te perberjes se listes fituese ne numerimin e pare te fleteve te votimit. Dhe kurre njeriu qe perfshiu ne listen e deputeteve pinjollet e atyre qe i bene nenen votave dhe sakrificave te socialisteve ne zgjedhjet e vijes se kuqe te vitit 96 apo te atyre qe hoqen mbathjet para grave te Libofshes. Nuk e crresnjosin dot historine e themelimit te PS themeluesit e korrupsionit.

Si u be PS Fier kryeqytet politik:

    Viti 92 ka qene vendimtar ne procesin e shnderrimit te PS ne nje organizate te forte dhe moderne. Sfida ka qene se pari intelektuale dhe morale.
    PS u kthye shume shpejt shpirt dhe ndergjegje politike e shoqerise fierake. Ndertuam nje parti qe i sherbente qytetareve si modeli i i ndershmerise shembullore dhe i demokracise se plote institucionale. Ata gjeten te PS ate qe u mungonte ne marredhenien e tyre me shtetin dhe pushtetin e kohes. Tezat politike kerkonin argumentim bindes dhe te sinqerte. Ne rrafshin organizativ nisem nje proces thuajse unik ne disa elemente. E para e ngritem partine me grupe nismetare ne cdo njesi, kryesisht me kuadro te rinj qe nuk nuk vinin nga PP.
    70% e anetaresise ishte komplet e re dhe pa lidhje me PP. E dyta ne ndertuam organizata ne baze profesioni ku kontributi intelektual gjeti terren permbushes te aspiratave te qindra specialisteve qe vinin nga fusha te ndryshme te sistemit profesional. Organizatat e Specialisteve te Naftes, te Arsimit, te Shendetesise, te Kultures, te Bujqesise, te Financave dhe Ekonomise, te Biznesit etj u kthyen ne terrenin politik te perpunimit te argumentit, ideve dhe alternatives qeverisese.
    Ne kuptuam shpejt nevojen e ngritjes se kapacitetit dhe instrumentit koordinativ ne territor prandaj ndertuam te paret keshillin zonal dhe ja propozuam si detyrim statutor Kryesise se PSSH.
    Dokumentat publike, promemoriet, kerkesat publike, konunikatat e PS Fier kishin format europian. Keto kontribute e bene PS Fier organizaten me te mire ne rang vendi.
    Te mos harrojme qe kjo veprimtari shtrihej ne cdo njesi jo vetem te Fierit te sotem, por edhe te Mallakastres, Patosit dhe Roskovecit. Me pas Mallakastra u nda me vete.

    Homazh per kontribuesit e shuar. Ja vetem disa prej tyre. Fieraket mund te plotesojne emra te tjere ne komentet perkatese. Nese nuk kane frike nga kontrolloret hskmarres te pelqimeve ne fb.

      Nikollaq Koshovari
      Gjergji Kerri
      Luan Rustemi
      Halit Kacanolli
      Tashko Lako
      Mimi Dema
      Thoma Meço
      Arqile Mile
      Gezim Kristaq Dhima
      Islam Lala
      Naun Prifti
      Fadil Cepele
      Vasillaq Popi
      Idriz Kabashi
      Ylli Islami
      Tomott Demiri
      Toli Shabani
      Musa Makashi
      Fatmir Xhindi
      Marianthi Poro
      Elida Jano
      Qiriako Decka
      Kristofor Leka
      Sokrat Pitushi
      Sokrat Plaku
      XhevairTahiri
      Kujtim Meta
      Ilirian Iliazi
      Todi Dano
      Engjell Beshaj
      Ilir Dano
      Fatbardha Kapaj
      Artan Ferati
      Ahmet Ismaili
      Leta Zoto
      Ilir Behaj
      Kujtim Amoniku
      Perparim Nallbani
      Nardi Sauli
      Kristofor Sinani
      Sefefin Tafa
      Nikollaq Hysi
      Skender Duraj
      Xhevit Duraj
      Arian Koçi
      Myrto Braka.
      Vasil Andoni
      Vangjel Bare
      E shume e shume te tjere.

      Cfare duhet ndyshuar:

      Mendoj se duhet hequr dore nga perqendrimi i gjithe pushtetit ne duart e te deleguarve.
      Te rritet pushteti i anetaresise ne vendimmarrjen politike. Ne rang qarku te ngrihet me vendim Asambleje nje strukture kolegjiale qe diskuton dhe vendos per ceshtjet kryesore dhe zhvillimet politike ne nivel vendor. Te zgjidhen ne krye te PS ne rang Bashkie njerez me personalitet dhe nepermjet nje procesi votimi. Te ndalohet shoqerimi i te deleguarve me dhjetera drejtues administrate te dikastereve. Sepse opinioni ngaterron patronazhistet me shoqeruesit e te deleguarve e kjo krijon keqkuptime dhe fyerje per te zgjedhurit e strukturave vendore.
      Te lirohen nga pergjegjesia,e te deleguarit personat qe jane nen ndjekje penale.
      Vetem nje trimeri duhet sot: te jesh i ndershem./ Zoom.al

        Postime të lidhura