Aplikacion
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar së fundmi tensionet dhe lëvizjet brenda Partisë Socialiste, duke iu referuar përplasjeve mes kryeministrit Edi Rama dhe disa figurave të tjera të mazhorancës.
Gjatë deklaratës së tij, Berisha u shpreh se largimi ose zbehja e rolit të disa figurave në PS lidhet me mosdakordësi të brendshme për mënyrën e mbrojtjes së çështjeve që ai i quan “afera korruptive”.
Sipas tij, ish-ministrja Elisa Spiropali është distancuar ose është lënë në hije pasi nuk ka pranuar të mbrojë publikisht, përballë partnerëve ndërkombëtarë, veprimet që ai ia atribuon zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe vetë kryeministrit Rama.
“Spiropalin e flaku Lubi Balluku sepse ajo nuk mbronte vjedhjet e saj me Ramën para ndërkombëtarëve. Rama e largoi me urdhër të Ballukut. Nuk kam interes ç’do bëjë Spiropali brenda partisë së krimit. Ka pasur përplasje të qarta në mënyrën se si mbrohen këto çështje jashtë vendit, dhe ata që nuk kanë pranuar këtë linjë janë lënë mënjanë”,- u shpreh ai./ Zoom.al