Aplikacion
Në mbledhjen e ditës së sotme, Bordi i Transparencës ka ulur lehtë çmimin e naftës, që do të shitet 220 lekë për litër me pakicë dhe 208 lekë për shumicën.
Bordi nuk ka ndryshuar çmimin e benzinës duke e lënë në vlerën 181 lekë/litër me pakicë dhe 169 lekë me shumicë.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 ora 15.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Çmimet e karburanteve në Shqipëri kanë pësuar rritje të ndjeshme gjatë javëve të fundit, të ndikuara nga luhatjet në bursat ndërkombëtare të naftës, si pasojë e luftës në Iran. Kjo ka sjellë presion shtesë mbi konsumatorët dhe bizneset, veçanërisht në sektorët që varen nga transporti dhe logjistika.
Për këtë arsye qeveria mori masa duke ngritur Bordin e Transparencës për të kontrolluar abuzimet me çmimet, përmes vendosjes së çmimeve tavan të shitjes me shumicë dhe pakicë të naftës dhe benzinës si dhe ka vendosur uljen e akcizës me 20 % kur çmimi kalon 220 lekë për litër. Nga ana tjetër është ngritur edhe një Task Forcë e cila kontrollon në mënyrë të përditshme në terren pikat e tregtimit me pakicë të karburanteve, me qëllim parandalimin e abuzimeve dhe mbrojtjen e konsumatorëve.
Spanja i rremben titujt Lionel Messi-t, Rodri shpallet lojtari i turneut në Kupën e Botës