zoom

Ekonomi

Tabaku ngre alarmin për kontratat PPP: Janë mina me sahat

Tabaku ngre alarmin për kontratat PPP: Janë mina me sahat

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur një tjetër alarm sa i përket ndikimit të kontratave PPP dhe koncesioneve në financat e vendit.

Ajo i cilësoi këto marrëveshje si “mina me sahat”, të cilat sipas saj po rëndojnë buxhetin dhe po dëmtojnë ekonominë shqiptare.

Tabaku theksoi se më shumë se gjysma e këtyre kontratave janë aktualisht objekt hetimi, ndërsa secila prej tyre mbart kosto të shtuara që, sipas saj, vijnë nga “korrupsioni dhe klientelizmi”, duke deformuar tregun dhe shpërndarë pasurinë publike në pak duar.

“Të gjitha këto kontrata përveçse janë korruptive dhe mbi gjysma e tyre janë nën hetim, janë pasqyrë e qartë e mënyrës si funksionon sistemi socialist. Secila prej kontratave ka një taksë korrupsioni. Është një taksë që e ka rritur vlerën në mënyrë fiktive. Ky alarm është paralajmëruar nga FMN ndër vite për rrezikun fiskal që kanë”, thotë Tabaku.

Por pavarësisht paralajmërimeve, sipas saj, qeveria nuk ka ndërmarrë masa, duke e ekspozuar madje edhe sistemin bankar ndaj këtyre kontratave.

Sipas Tabakut, vlera totale e PPP-ve dhe koncesioneve i afrohet gjysmës së PBB-së, duke u shndërruar në një barrë që qytetarët do të paguajnë për dekada. Ajo e konsideroi këtë model si pasqyrë të mënyrës së qeverisjes aktuale dhe kërkoi ndryshimin e tij urgjent./ Zoom.al

Postime të lidhura