Aplikacion
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti sot shqetësimin mbi krizën e banesave në Tiranë, duke e cilësuar situatën si dramatike dhe të paprecedentë për të rinjtë, familjet dhe shtresën e mesme.
Sipas saj, çmimet e apartamenteve janë rritur 3-4 herë në të gjithë kryeqytetin, nga Astiri te Porcelani dhe Brryl, duke bërë blerjen e një banese një luks të paarritshëm. Pagat nuk ndjekin rritjen e çmimeve, ndërsa qytetarët përballen edhe me taksa dhe kosto jetese në rritje.
Tabaku tha se një nga shkaqet kryesore është pastrimi i parave në ndërtim, që shtrembërojnë tregun dhe largojnë blerësit e ndershëm.
Deputetja theksoi se ndryshimi i këtij sistemi të mbyllur është i vetmi mënyrë për t’u dhënë mundësi të rinjve dhe shtresës së mesme të blejnë një banesë dhe të kenë një jetë dinjitoze.
“Është e pamundur që të blesh një apartament sot në Tiranë. Të rinjtë, familjet shqiptare, shtresa e mesme, kushdo që do të blejë një apartament në Tiranë e ka të pamjndir. Çmimi i apartamenteve është rritur me 3-4 herë. Blerja e një apartamenti është bërë luks, rtitja e çmimeve është shkëpjtur nga realiteti. Pagat mbeten në të njëjtin nivel. Pjesa më e madhe e financimit në sektorin e ndërtimit vijnë nga burime të pakontrolluara. Pastrimi i parave në ndërtim i ka rritur në mënyrë artificiale. 20 vite i duhet një familjeje shqiptare të kursejë për një apartament, pa bërë asgjë tjetër”, tha mes të tjerash Tabaku./ Zoom.al