Aplikacion
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me projektligjin e qeverisë për kontrollin e investimeve të huaja, duke e cilësuar atë si të vonuar dhe të pamjaftueshëm për të garantuar sigurinë kombëtare dhe përputhjen me standardet e Bashkimit Europian.
Përmes një videoje në rrjetet sociale, Tabaku bëri me dije se opozita ka depozituar më herët në Kuvend një projektligj të plotë për kontrollin e investimeve të huaja direkte, i hartuar me asistencën e ekspertëve amerikanë dhe europianë, por që sipas saj u rrëzua nga maxhoranca. Ajo theksoi se qeveria tani ka sjellë një variant të cunguar të të njëjtit ligj, vetëm pasi skandalet e korrupsionit kanë evidentuar rrezikun që sjell mungesa e mekanizmave seriozë të filtrimit.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit

