zoom

Të gjitha

Nga një modele seksi, Bella Hadid do të shndërrohet në një aktore joshëse

Nga një modele seksi, Bella Hadid do të shndërrohet në një aktore joshëse

Supermodelja Bella Hadid do të luajë në sezonin e tretë të serialit komedi ‘ Ramy ‘  i nominuar për  çmimet Emmy. Lajmin e ka konfirmuar vetë 25- vjeçarja përmes Instagramit, teksa ka thënë se ndihet e nderuar dhe e emocionuar.

Sipas mediave të huaja, mbretëresha e  pasarelave do të  luajë në serial por  është ende e paqartë se cilin personazh do të portretizojë bukuroshja . I krijuar, shkruar dhe drejtuar nga dhe me protagonist Ramy Youssef seriali  flet për Ramy,një  djal i dy emigrantëve egjiptianë, i cili fillon një udhëtim shpirtëror duke u gjenden mes vlerave të komunitetit mysliman  dhe vlerave që gjen tek  miqtë  e  tij në Nju Xhersi .

Edhe pse detajet e personazhit të Hadid nuk janë zbuluar ende, shumë besojnë se ajo është e përshtatshme për këtë film, duke pasur parasysh rrenjet  e saj palestineze. Pjesë e serialit së bashku me Hadid dhe Yousef, do të shohim edhe një kast aktorësh të njohur botëror./L.K

/Zoom.al

 

 

Postime të lidhura