zoom

Lajme

Sot vendoset për fatin e Erion Veliajt! Mblidhet Komisioni i Çështjeve Ligjore për shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin e tij

Sot vendoset për fatin e Erion Veliajt! Mblidhet Komisioni i Çështjeve Ligjore për shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin e tij

Komisioni i Çështjeve Ligjore dhe Drejtësisë Sociale është mbledhur për të shqyrtuar kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt.

Kërkesa, e mbështetur nga anëtarët socialistë të këshillit, bazohet në nenin 62 të ligjit “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i cili parashikon shkarkimin e një kryebashkiaku nëse ai mungon në detyrë për më shumë se tre muaj pa ndërprerje.

Sipas këshilltarëve të PS, që prej arrestimit të Veliajt më 10 shkurt, Tirana ka qenë pa një drejtues të zgjedhur dhe situata kërkon një zgjidhje të menjëhershme.

Ndërkohë mbledhja e Këshillit Bashkiak është planifikuar për orën 16:00, ku pritet të merret vendimi përfundimtar.

Shkarkimi i Erion Veliajt do ti hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, ku Rama ka prezantuar Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare./Zoom.al

Postime të lidhura