zoom

Lajme

Shkarkimi/ Këshilli Bashkiak letër Veliajt në qeli: Nëse s’vjen dot në mbledhje, na I dërgo me shkrim pretendimet…

Shkarkimi/ Këshilli Bashkiak letër Veliajt në qeli: Nëse s’vjen dot në mbledhje, na I dërgo me shkrim pretendimet…

Teksa tanimë është fakt i kryes se zgjedhjet në Tiranës do të mbahen për zgjedhjen e kreut të ri të Bashkisë, duket se kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj po bën lëvizjet e fundit, një ditë përpra vendimti për shkakrkimin e tij në Këshill.

Veliaj përmes një kërkese drejtuar Këhsillit Bashkiak më herët ka këkruar që të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit, ndërsa ky i fundit i ka kthyer përgjigje për të qenë pjesëmarrës ose jo.

Në shkresën e siguruar nga Syri, teksa e informon mbi zhvillimin e mbledhjes të martën e 23 shtatorit në orën 16.00, Këshilli Bashkiak i kërkon Erion Veliajt që kundërshtimet që ka ndaj mbledhjes që do të zhvillohet, t’ia paraqesë me shkrim Këshillit, ndërsa do të jetë ky i fundit që do të administrojë kërkesën e radhës.

‘Sa më sipër, në vijim të kërkesës suaj për të qenë i pranishëm fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, në rast pamundësie për të qenë prezent, Ju lutem që observacionet tuaja t’i përcillni me shkrim pranë Këshillit Bashkiak, në mënyrë që ato të administrohen dhe të bëhem me dije në këtë mbledhje’, thuhet në shkresën e Këshillit Bashkiak të Tiranës’.

Erion Veliaj qëndron në paraburgim me masë sigurie “arrest në burg” që prej 10 shkurtit të këtij viti kur u arrestua me urdhër të GJKKO, pasi akuzohet nga SPAK për 13 akuza, mes të cilave 9 raste korrupsioni.

Këshilltarët socialistë në Bashkinë e Tiranës u vunë në lëvizje dhe nisën procedurën për shkarkimin e Veliajt, pas kërkesës së Edi Ramës në Asamblenë e PS, duke u mbështetur në shkeljen e nenit 62, gërma C, të Ligjit 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, që ka të bëjë me mosparaqitjen në detyrë për të paktën 3 muaj.

Sipas ligjit, Këshilli Bashkiak propozon për shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt, ndërsa firmën përfundimtare e ka Kryeministri.

PS ka gati kandidaten me të cilën do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës, me Ogerta Manastirliu.

Postime të lidhura