zoom

Lajme

Shkarkohet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Shkarkohet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Erion Veliaj shkarkohet nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Këshilli Bashkiak i Tiranës u mblodh sot pasdite për të votuar për shkarkimin e tij, pas kërkesës publike nga kryeministri Edi Rama, i cili gjatë Asamblesë së PS tha se Bashkia e Tiranës nuk mund të vijojë më në këtë gjendje.

Këshilltarët Fabjan Topollaj, Alfred Muharremi, Aldo Merkoçi, Gaz Paja dhe Joleza Koka nuk ishin prezentë në mbledhje.

Propozimi i Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Veliajt tashmë i shkon Këshillit të Ministrave.

Erion Veliaj u arrestua në shkurt me urdhër të SPAK dhe prej 7 muajsh ndodhet pas hekurave.

Kur të vendosë datën presidenti Bajram Begaj, Bashkia e Tiranës do të ketë zgjedhje të parakohshme, ku PS do të garojë me Ogerta Manastirliun, ndërsa opozita nuk e ka ende gati një emër./ Zoom.al


Postime të lidhura