zoom

Aktualitet

Kush ishin këshilltarët socialistë që nuk votuan për shkarkimin e Veliajt

Kush ishin këshilltarët socialistë që nuk votuan për shkarkimin e Veliajt

Këshilli Bashkiak i Tiranës, me një konsesus të të gjitha palëve, ka votuar ditën e sotme pro kërkesës së socialistëve për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gjithsesi, kishte nga ata këshilltarët socialistë që nuk iu bindën urdhrit të Edi Ramës dhe ruajtën respektin e miqësisë me Veliajn duke mos marrë pjesë në votim.

Më konkretisht, dy këshilltarët e PS-së, Aldo Merkoçi dhe Alfred Muharremi në momentin e votimit braktisën sallën dhe nuk morën pjesë në votim. Gjithashtu, dy këshilltarët e tjerë të PS-së, Joleza Koka dhe aktori Gazment Paja nuk morën pjesë fare në mbledhje.

Në votim, nuk mori pjesë as Fabjan Topollaj i Bindjes Demokratike, i cili gjatë fjalës së tij tha se procedura për shkarkimin e Veliajt është e gabuar.

Këshilltari i PS-së, Endrit Braimllari propozoi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që të bashkohen në një të vetme, të tre kërkesat për shkarkimin e Erion Veliajt, ajo e PS-së, PD-së dhe Endri Shabanit, kërkesë e cila u miratua.

Kjo për shkak se më herët socialistët nuk kishin marrë fare në shqyrtim kërkesat e opozitës për shkarkimin e Veliajt. Zoom.al/

Postime të lidhura