zoom

Lajme

Alimehmeti pas shkarkimit të Veliajt: Po paguan për dëmet që i ka bërë Tiranës

Alimehmeti pas shkarkimit të Veliajt: Po paguan për dëmet që i ka bërë Tiranës

Pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj u shkarkua nga detyra me dakordësinë e PS dhe PD.

Këshilltari i PD-së, Ilir Alimehmeti, e përshkroi vendimin si një hap të domosdoshëm dhe të drejtë, duke theksuar se Veliaj duhet të përballet me përgjegjësinë ligjore për dëmet që i ka shkaktuar kryeqytetit.

“Tiranë u krye! Veliaj i shkarkuar dhe është një gjë që e kemi kërkuar prej kohësh dhe sipas ligjit. Misioni u krye. Ai mori përgjigjen e merituar për dëmet që i ka bërë Bashkisë së Tiranës”, tha ai pas mbledhjes.

Ndërsa këshilltari tjetër i PD, Dorjan Teliti nëvu,ou se për shkarkimin e tij, bashkuan votat të gjithë këshilltarët dhe tani i takon qeverisë të ndjekë hapat ligjorë për t’i hapur rrugën zgjedhjeve në Tiranë.

Veliaj u shkarkua nga detyra e kryebashkiakut me 51 vota pro. Propozimi i Këshillit Bashkiak do t’i shkojë për miratim Këshillit të Ministrave./ Zoom.al

Postime të lidhura