zoom

Lajme

Shkarkimi i Veliajt dërgohet në Këshillin e Ministrave

Shkarkimi i Veliajt dërgohet në Këshillin e Ministrave

Një ditë pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi me shumicë votash për shkarkimin e Erion Veliajt, vendimi i është dërguar Këshillit të Ministrave.

Sipas procedurës, Këshilli Bashkiak ka të drejtë të votojë vetëm propozimin për shkarkim dhe më pas ky vendim dërgohet nga Prefekti në Këshillin e Ministrave, që thotë fjalën e fundit.

Nga ana tjetër, Erion Veliaj përmes mbrojtjes së tij mund të bëj ankimim në Gjykatën Kushtetuese. Në këtë rast, çështja pezullohet deri në vendimmarrje të trupës gjyqësore, që mund ta konsiderojë të drejtë ose jo shkarkimin e tij./ Zoom.al

Postime të lidhura