zoom

Lajme

Rama nuk humb kohë, nis fushatën për Tiranën

Rama nuk humb kohë, nis fushatën për Tiranën

Pas shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj nga Këshilli Bashkiak, Partia Socialiste ka nisur fushatën për zgjedhjet e reja për Bashkinë e Tiranës.

Edhe pse Këshilli i Ministrave nuk është shprehur ende për shkarkimin e Erion Veliajt dhe as presidenti Bajram Begaj nuk ka dekretuar datë për zgjedhje të parakohshme në bashkinë më të madhe në vend, Rama kërkoi mobilizim nga strukturat socialiste për të mbështetur Ogerta Manastirliun, që nga gara të dalë fituese.

“Tema jonë është që sot, krahas të gjitha punëve të tjera, të nisim fushatën për zgjedhjet e reja në Tiranë. Me kandidaten e duhur, me vizionin dhe ambicien, do të marrim rezultatin e duhur. Mbështetja e PS për Ogertën është aq e fortë sa nuk ka rëndësi kush janë kandidatët rivalë – ata do të dalin të humbur”, tha Rama.

Në mbledhjen e mbajtur këtë pasdite me ministrat dhe deputetët e Tiranës, Edi Rama la edhe porosi e detyra që duhet të marrin zgjidhje.

Ujin e pijshëm e konsideroi problem gjatë javëve të fundit në Tiranë dhe kërkoi zgjidhje. Në pritje për t’u zgjidhur, sipas Ramës janë edhe menaxhimi i mbetjeve, përmirësimi i transportit urban dhe më shumë kopshte e shkolla të reja./ Zoom.al

Postime të lidhura