zoom

Aktualitet

Skandali me Ergys Agasin, Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga AKSHI pas 3 muajsh arrest shtëpie

Skandali me Ergys Agasin, Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga AKSHI pas 3 muajsh arrest shtëpie

Mirlinda Karçanaj është dorëhequr nga posti i Drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Në vend të saj është emëruar Igli Tafa, i cili më herët ka drejtuar Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike.

Fillimisht Karçanaj delegoi detyrën tek Romina Kostani dhe tashmë ka dhënë dorëheqjen teksa ndodhet në “arrest shtëpie” me vendim të GJKKO-së.  Mirlinda Karçanaj është nën hetim nga SPAK për akuzën “shkelje e barazisë në tendera”.

Me urdhër të SPAK, më datë 16 dhjetor 2025 u lëshuan 8 masa sigurie për drejtoreshën e AKSHI-it dhe për zyrtarë të tjerë të këtij institucioni, për abuzime me tendera.

Postime të lidhura