Aplikacion
Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë publikisht hetimin e nisur nga SPAK ndaj Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), lidhur me procedurat e tenderimit dhe përdorimin e fondeve publike.
Në podkastin “Flasim”, Rama vuri në dukje se hetimi ka në fokus drejtuesen e këtij institucioni, Mirlinda Karçanajn, e cila, sipas tij, ka qenë një nga figurat kyçe në zbatimin e reformës së transformimit digjital të administratës shtetërore gjatë më shumë se një dekade.
Kreu i qeverisë theksoi se Karçanaj ndodhet aktualisht nën një masë sigurie për akuza të rënda, por nënvizoi se çdo vlerësim duhet të vijë vetëm pas vendimit të drejtësisë. Ai kritikoi ashpër reagimet politike dhe mediatike, duke i cilësuar ato si spekulative dhe të nxituara.
Sipas Ramës, kontributi i AKSHI-t dhe i stafit të saj ka qenë vendimtar në përparimin e Shqipërisë në fushën e shërbimeve digjitale, ndërsa shtoi se vetëm procesi ligjor mund të përcaktojë përgjegjësitë individuale dhe të nxjerrë të vërtetën në dritë.
“AKSHI përballet sot me një hetim nga SPAK për përdorimin e fondeve dhe Mirlinda Karçanai që udhëhoqi jëtësimin e vizionit tonë qeverisës transfomimin digjital të qeverisë me dije me vullnet e përkushtim të përditshëm për 12 vite, gjendet nën një masë sigurie me një akuzë të hatashme për të cilën duhet pritur me durim vetëm nga drejtësia jo nga 700 tenxheret e çorbës politike dhe mediatike, që të dalë e vërteta e saj. Por e di që falë saj dhe Skuadrës së AKSHI, Shqipëria ka bërë një kapërcim të madh”, tha Edi Rama.
Rreth 10 ditë më parë, agjentët e BKH zbarkuan te Kodra e Diellit për të ushtruar kontrolle me vendim të GJKKO dhe kërkesë të SPAK.
Hetimi i SPAK ka të bëjë me një dojse ku të dyshuarit akuzohen për shkelje të barazisë në tendera, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.
GJKKO ka vendosur masën “arrest shtëpie” për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj. Po ashtu, GJKKO ka caktuar masën “arrest me burg” për dy biznesmenët, Ermal Beqiraj dhe Ergys Agasi.
Lidhur me të njetin hetim është pezulluar nga detyra zv/drejtorit i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili.
Masat e GJKKO:
Ergys Agasi – Biznesmen, arrest me burg (nuk është ekzekutuar arrestimi)
Ermal Beqiri – Biznesmen, arrest me burg (nuk është ekzekutuar arrestimi)
Mirlinda Karçanaj – Drejtoreshë e AKSHIT, arrest në shtëpi
Hava Delibashi – Zyrtare e AKSHIT, arrest në shtëpi
Erjon Ismaili – Zv/drejtor i Policisë së Tiranës, pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit
Andi Spapa – Ndalim për të dalë jashtë vendit
Gëzim Hoxha – Ndalim për të dalë jashtë vendit
Rogers Rryta – Ndalim për të dalë jashtë vendit
Veprat penale për të cilat po hetohet nga SPAK
Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike
Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës
Hegja e paligjshme e lirisë, e kryer në formën e bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal
Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal
Pastrimi i produkteve të veprës penale./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari