Aplikacion
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të mos ndryshojë masat e sigurisë të dhëna më herët për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, si dhe për disa persona të tjerë të përfshirë në të njëjtën çështje.
Sipas vendimit të shpallur këtë të enjte, për Karçanajn mbetet në fuqi masa e arrestit në shtëpi. E njëjta masë është lënë edhe për ish-zëvendësen e saj, Hava Delibashi.
Ndërkohë, për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës gjykata ka konfirmuar pezullimin nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë vendit. Po ashtu, masat e sigurisë janë lënë të pandryshuara edhe për tre biznesmenë të përfshirë në hetim./ Zoom.al


