zoom

Lajme

“Pam, pam, pam”/ Shihni ngjashmërinë mes Ergys Agasit dhe Edi Ramës

“Pam, pam, pam”/ Shihni ngjashmërinë mes Ergys Agasit dhe Edi Ramës

Kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka publikuar një video ku ironizon teksa tregon “ngjashmërinë“ mes deklaratave të Ergys Agasit dhe kryeministrit Edi Rama.

Në deklaratën e tij, Lapaj thotë se gjatë ditës në Kryeministri është marrë me leximin e dosjes së AKSHI-t, ku në faqen 27 citohet një shprehje e Ergys Agasit: “I sistemoj unë gjonat po kështu: pam, pam, pam, pam”. Sipas Lapajt, kjo frazë i ka ngjallur dyshime pasi i është dukur e njohur.

Më pas, ai ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit shprehet: “Vijnë ato dosjet të gjitha tak, tak, tak kështu dhe unë i firmos pam, pam, pam”, duke theksuar ngjashmërinë mes dy deklaratave.

Duke vijuar ironinë, Lapaj shton: “U mor vesh se kush i sjell dosjet tak, tak, tak që i firmos Rama pam, pam, pam”.

Në fund të reagimit të tij, ai u bën thirrje qytetarëve që më 4 janar, në orën 12:00, të mblidhen në sheshin përballë Kryeministrisë.

“Të vijnë në shesh tak, tak, tak që t’ia bëjmë këtij pam, pam, pam”, shprehet Lapaj, duke iu referuar kryeministrit Rama.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adriatik Lapaj (@adriatiklapaj)

Postime të lidhura