zoom

Aktualitet

Skandal sërish në Akademinë e Sigurisë, dhjetëra kursantë në spital! Helmohen nga ushqimi i Sori-al

Skandal sërish në Akademinë e Sigurisë, dhjetëra kursantë në spital! Helmohen nga ushqimi i Sori-al

Një tjetër rast i helmimit të dyshuar nga ushqimi është raportuar në Akademinë e Sigurisë në Sauk, ku rreth 30 kursantë kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe kanë përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve, kursantët kanë shfaqur mbrëmjen e së enjtes simptoma si të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke, pak pasi kanë konsumuar ushqimin e shërbyer në institucion nga kompania Sori-al. Për shkak të gjendjes së tyre, ata janë transportuar në grupe drejt spitalit, ku janë trajtuar nga mjekët.

Dyshimet e para lidhen me ushqimin e furnizuar nga kompania e kateringut që shërben pranë Akademisë së Sigurisë, ndërsa priten rezultatet e analizave për të përcaktuar shkakun e saktë të incidentit.

Ngjarja vjen vetëm pak muaj pasi 56 kursantë të Akademisë së Sigurisë përfunduan në spital pasi shfaqën simptoma si të vjella, diarre dhe probleme gastrointestinale pas konsumimit të ushqimit në mensën e institucionit.

Pas ngjarjes, Policia arrestoi kuzhinierin dhe teknologen e ushqimit të kompanisë së kateringut, ndërsa administratorja e kompanisë “Sori-AL” u shpall në kërkim. 

Ndërkohë, Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë për këtë rast.

Postime të lidhura